Ngjarja që tronditi Vlorën, Gjykata vendos “arrest në burg” për Rinald Rakipajn

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Rinald Rakipaj, i arrestuar dy ditë më parë pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

Ndaj tij rëndon akuza ‘marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur’ dhe ‘nxitje për përdorimin e drogës’. 

Gjyqtari Bevil Beqiraj pranoi kërkesën e Prokurorisë së Vlorës duke e lënë 33-vjeçarin në burg. 

Ngjarja u regjistrua me 22 mars, ku Rakipaj dyshohet se edhe ka kryer marrëdhënie me një 15-vjeçare. 

40-vjeçari dyshohet se bashkë me një person tjetër, për të cilin ka nisur hetimi, kanë nxitur 15-vjeçaren dhe dy vajza të tjera të mitura, 15 dhe 16-vjeç, të konsumojnë lëndë narkotike kokainë.