Tjetër jaht në Portin e Durrësit, perspektiva të reja për turizmin detar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2025, 12:55
Autoriteti Portual Durrës njofton se ndalesat e jahteve që përfitojnë shërbime portuale në Durrës po kthehen në një normalitet të ri të punës së përditshme.
Këtë mëngjes, në kalatën nr. 4 të portit është bregëzuar jahti luksoz MY Curiosity, i cili mban flamurin maltez. I ndërtuar nga kompania prestigjioze Nicolini, ky jaht karakterizohet nga një superstrukturë alumini dhe ofron kapacitet për akomodimin e deri në 12 vizitorëve.
Shërbimet portuale në Durrës, përveç përpunimit të ngarkesave tregtare, po diversifikohen me një gamë të re operacionale, duke mirëpritur jahte të standardeve ndërkombëtare. Kjo pritet t’i hapë Portit të Durrësit perspektiva të reja për zhvillimin e turizmit detar dhe për krijimin e mundësive të reja ekonomike.
