Dita Ndërkombëtare e Teatrit, Xhixho: Shembja e Teatrin Kombëtar, prova më e qartë e korrupsionit

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho nuk e fsheh zhgënjimin e saj që Dita Ndërkombëtare e Teatrit e gjen Shqipërinë sërish pa Teatrin Kombëtar.

Përmes rrjeteve sociale, Xhixho, thotë se pesë vjet pasi u shemb pabesisht në mes të pandemisë, në shkelje të Kushtetutës, duke lënë pas rrënojat e dhunës dhe masakrës së kësaj qeverie kundër trashëgimisë kulturore dhe historike, Teatri është prova më e qartë e korrupsionit.

“Dita Ndërkombëtare e Teatrit e gjen Shqipërinë sërish pa Teatrin Kombëtar.

Pesë vjet pasi u shemb pabesisht në mes të pandemisë, në shkelje të Kushtetutës, duke lënë pas rrënojat e dhunës dhe masakrës së kësaj qeverie kundër trashëgimisë kulturore dhe historike, Teatri është prova më e qartë e korrupsionit.

Qëndresa e jashtëzakonshme e artistëve dhe qytetarëve të Tiranës e ktheu Teatrin e vjetër në simbol të rezistencës ndaj keqqeverisjes dhe pazareve të pushtetit qendror e lokal me oligarkët.

Si kryeministër, Ilir Meta ishte njeriu që e ktheu Teatrin Kombëtar në zonë të mbrojtur. Kur ishte President u qëndroi në krah artistëve dhe qytetarëve të Tiranës që nuk u dorëzuan për më shumë se dy vjet, duke u kthyer në gardianë të trashëgimisë kulturore, memories dhe historisë së qytetit.

Si President i Republikës, Ilir Meta e kundërshtoi hapur shembjen në mënyrë antiligjore për të rrëmbyer pronën publike dhe e çoi në Gjykatë Kushtetuese këtë krim.

Ky akt barbar, i kryer tërësisht në shkelje të ligjit, do të marrë përgjigjen e merituar më 11 maj. Vota për numrin 1, për Koalicionin për Shqipërinë Madhështore dhe Ilir Metën është garanci për ta ndërtuar Teatrin si ishte dhe ku ishte”, tha Xhixho.