Durrës/ Tentuan të fusnin në Shqipëri 50 mijë euro mall kontrabandë, arrestohet dy shoferët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2025, 13:34
Shtetasit Edmond Nikolli dhe Shkëlqim Çuni janë arrestuar nga policia pasi kanë tentuar të fusnin në Shqipëri 50 mijë euro mallra kontrabandë.
Gjatë operacionit “Duo” u sekuestruan mallrat, autobusi, si dhe celularët dhe pasaportat e të arrestuarve.
Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, pasi ishin të papajisura me fatura blerjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.