Mbajti adoleshenten në banesë pa dëshirën e saj, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, ja çfarë dyshohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2025, 17:11
Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare. Policia bën me dije se dyshohet se autori ka ngacmuar seksualisht adoleshenten.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë).
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)”, njofton policia.