Tuchel: Bellingham i ri dhe emocional, por disa gjëra duhet t’i kontrollojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2025, 22:00
Jude Bellingham nuk po kalon një sezon të mirë, teksa shpeshherë ka shfaqur nervozizëm si me Real Madrid ashtu edhe me Anglinë.
Për këtë temë, trajneri i “3 luanëve”, Tomas Tuchel u shpreh se mesfushori është i ri dhe emocional, por disa gjëra duhet t’i përballojë dhe kontrollojë.
“Ai është emocional dhe është ende i ri, por ai e di që disa sjellje duhet t’i kontrollojë. Ne duhet të sigurohemi që drejtuesit tanë, lojtarët kryesorë dhe ata që ne i konsiderojmë kyç, të lëvizin të gjithë në të njëjtin drejtim dhe të luajnë me të njëjtin ritëm”- tha Tuchel.
