Argjentina shkatërroi Brazilin, vjen dhe reagimi i Messi-t

Argjentina e shkatërroi Brazilin në orët e para të mëngjesit, duke fituar 4-1, në një tjetër klasike latino-amerikane, që u ndez si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Enzo Fernández shënoi një gol dhe dha një asist në fitoren e argjentinasve ndaj brazilianëve, ndërsa Otamendi ishte përsëri titullar dhe kapiten.

Para ndeshjes, Raphinha dha një intervistë për Romário-n, e cila shkaktoi indinjatë të madhe mes argjentinasve, ndaj gjatë ndeshjes ai u bë objekt i provokimeve të shumta.

"Goditini! Në fushë dhe jashtë saj, nëse është e nevojshme!", deklaroi lojtari i Barcelonës.

Madje, as Lionel Messi nuk ngurroi t'i "thumbonte" rivalët, pavarësisht se nuk ishte i grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës. Raphinha foli para ndeshjes, ndërsa argjentinasit iu përgjigjën me futboll në fushë.

"Brenda ose jashtë, jam me këtë Kombëtare kudo që të jetë. Gjithmonë flasim me futboll," shkroi lojtari i Inter Miami-t, duke përgëzuar shokët e tij të ekipit për paraqitjen.

"Urime për super ndeshjen që bëtë dje (të martën) dhe gjithashtu për fitoren kundër Uruguait," shtoi ai në një postim në rrjetet sociale.

Argjentina shkatërroi Brazilin, vjen dhe reagimi i Messi-t