Elbasani fiton në Laç dhe i bën presion Partizanit për vendin e 4-t

Elbasani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në fushën e Laçit.

Verdheblutë dolën me tre pikë nga kjo transfertë e vështirë, falë autogolit të Shabanit në minutën e 39-të.

Më pas skuadrat kërkuan të shënonin por nuk ja dolën.

Kështu skuadra e Gvozdenoviç i bën presion Partizanit për një vend në “Final 4” dhe shpreson që të kuqtë të ndalen nga Dinamo ditën e nesërme në derbi.