Tonali mendon largimin nga Premier League, shfaq interes Barcelona

Barcelona vazhdon të monitorojë Sandro Tonalin, mesfushorin italian që po shkëlqen në Premier Ligë me Njukasëll.

Falë punës së Andrea Mançinit, djalit të ish-legjendës Roberto Mançini dhe anëtarit aktual të stafit të “Blaugrana”, klubi katalanas po mbledh raporte të detajuara për paraqitjet e lojtarit. Sipas “Mundo Deportivo”, reagimet e marra janë shumë pozitive.

Interesi i Barcelonës për Tonalin daton pesë vite më parë, por deri më tani nuk është materializuar asnjëherë në një ofertë zyrtare.

Tonali iu bashkua Njukasëllit për 70 milionë euro, pasi u pezullua për dhjetë muaj për shkak të një skandali bastesh.

Pavarësisht disa vështirësive fillestare, ai fitoi një vend në formacionin fillestar dhe u dëshmua të ishte një element kyç për ekipin e Edi Hau, duke mohuar zërat për një rikthim të mundshëm në Serie A.

Masimo Selino, presidenti i Breshias, zbuloi se në vitin 2020 Barcelona kishte paraqitur një ofertë prej 65 milionë euro plus dy talente të rinj me vlerë 7.5 milionë secili.

Por negociatat nuk u realizuan për shkak të mosmarrëveshjeve mes palëve.

Tonali ka demonstruar një aftësi të madhe për t’u përshtatur dhe për t’u rritur.

Shkathtësia dhe disiplina e tij taktike e bëjnë atë një shtesë tërheqëse për çdo klub të lartë evropian.