VIDEO/ Tirana përmbys Bylisin me 11-metërsh, por nuk e përballon presionin ballshiotëve. Mbyllet në barazim sfida
Realizohen dy gola të shepjtë në sfidën Tirana-Bylisi.
Fillimisht Tirana ka përmbysur rezultatin ndaj ballshiotëve duke marrë avantazhin 2-1, ndërsa miqtë kanë vendosur sërish baraspeshën.
Në minutën e 67-të, Ggjyqtari Koçi jep fillimisht karton të verdhë për Përgjonin pas një rrëzimi në zonë. Por më pas ai ftohet të shohë pamjet në VAR dhe shquan një mbajtje ndaj lojtarit të Tiranës duke akorduar 11-metërsh.
Në këtë moment, presidenti i Bylisit thërret skuadrën që të tërhiqet nga fusha duke kontestuar vendimin e VAR-it. Kjo situatë zgjati rreth 5 minuta para se lojtarët të ktheheshin në fushë.
Të godasë penalltinë e merr përsipër Jarmouni i cili kaloi në avantazh bardheblutë.
Bylisi barazoi 2-2 në minutën e 82-të. Pas zhvillimit të një goditje dënimi, topi mbetet në zonë ku Ilieski gjen golin e barazimit. Por edhe pse u akorduan 7 minuta shtese, ndeshja u mbyll ne barazim

