Kategoria e Parë/ Vora shkëputet në krye të renditjes, humbje me pasoja për Flamurtarin, Sinan Idrizi shkarkon trajnerin dhe stafin teknik

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka zhvilluar të mërkurën e 26 marsit katër ndeshjet e para për raundin e 29-të.

Sukses për Vorën që shkëputet në krye të renditjes, ndërsa Flamurtari u mposht në Vlorë nga Pogradeci.

Besa u ndal nga Burreli, teksa Valbona bëri surprizën.

Në stadiumin e Vlorës vendasit e Flamurtarit u mposhtën 1-2 nga Pogradeci.

Zguro në minutën e 60-të shënoi për liqenorët, kjo pas pasigurisë së portierit Kaloshi.

Kur u mendua se vendasit do reagonin, Pius Freeman nxori 'blof' mbrojtjen dhe shënoi golin e dytë, duke bërë që vlonjatët të humbasin terren me kreun.

Ememe shkurtoi në minutën e fundit për vendasit, teksa Flamurtari për 32 minuta luajti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Allmuçës.

Në Vorë, vendasit fituan 4-2 kundër Lushnjës dhe "çimentojnë" kreun me pesë pikë më shumë se Flamurtari, duke vendosur "një dorë" te titulli kampion.

Kasalla, Lika dhe dopieta e Ruzgis vendosën ndeshjen, teksa Lushnja u përmbys pasi kishte shënuar e para me Kacanollin. Golin e dytë për "Lagunarët" e shënoi Korreshi.

Valbona e shumë problemeve fitoi 3-0 kundër Kastriotit në Bajram Curri me golat e Xhabaftit, Matelit dhe Ballës.

Pas këtyre sfidave është Vora që shkëputet në krye me 73 pikë, ndjekur nga Flamurtari me 68 dhe Besa me 62.

Kategoria e Parë, raundi 29-të:

E mërkurë, 26 mars 2025

Besa 0-0 Burreli

Flamurtari 1-2 Pogradeci

KF Valbona 3-0 Kastrioti

Vora 4-2 Lushnja

Kategoria e Parë/ Vora shkëputet në krye të renditjes,