Florentino Perez shpërblen lojtarët e Realit për kualifikimin me Atleticon në Champions, zbulohet shifra

Florentino Perez shpërbleu lojtarët e Real Madridit me 250 mijë euro për person për eliminimin e Atletico Madridit në fazën e 1/8-ës të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi fitoi me penallti 4-2 ndaj bardhekuqve, me dy ndeshjet të cilat u mbyllën 2-2 në kohën e rregullt.

Kjo ishte fitore e madhe për “Los Blancos”, e cila u duk si fitimi i një trofeu.

“El Partidazo de COPE” raporton se Perez nuk ka dhënë kurrë më parë një bonus kaq të lartë për lojtarët pa fituar një trofe konkretisht.