Rriten remitancat, eksperti Meka: Shkak, zhvlerësimi i euros dhe shtimi i shqiptarëve që punojnë në emigrim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2025, 14:38
Eksperti i ekonomisë Elvin Meka e lidh shifrën rekord te 1 miliardë eurove të dërguara nga emigrantët gjatë vitit 2024 me dy faktorë.
Sipas tij, zhvlerësimi i euros dhe shtimi i shqiptarëve që punojnë në emigrim sollën rritje të remitancave në këtë periudhë
Meka nënvizon se pensionistët janë më të varur nga dërgesat e emigrantëve.
Një pjesë e konsiderueshme e këtyre të ardhurave sipas Mekës përdoren për të siguruar jetesën dhe investuar ne pasuri të patundshme.
Meka thekson se remitancat janë edhe një mbështetje për deficitin tregtar, ndërsa shton se ky fluks i vazhdueshëm ka kontribuar në qëndrueshmërinë ekonomike të familjeve dhe ka lehtësuar jetesën e familjeve.

