Ballgjini: Shqiptarët jashtë po investojnë në pasuri të paluajtshme në Shqipëri

Eksperti i pasurive të paluajtshme Dritan Ballgjini, i ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares se Ora News, Sonila Musai  ka ndarë një analizë të tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, duke theksuar ndikimin e turizmit dhe interesin e shtuar të qytetarëve që jetojnë jashtë për të investuar në pronë.

Sipas Ballgjinit, shumë qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë të interesuar për të blerë prona në Shqipëri, duke i parë këto investime si mundësi për të fituar para.

Ai shtoi se, aktualisht, rreth 20% e transaksioneve të pasurive të paluajtshme kryhen nga qytetarë të huaj dhe turistë që e shohin Shqipërinë si një mundësi të mirë për të blerë tani dhe shitur më vonë.