Ballgjini: Tirana, me çmime më të ulta se Beogradi dhe vende të tjera të rajonit
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 25 Mars 2025, 19:04
Eksperti i pasurive të paluajtshme, Dritan Ballgjini, i ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, ka bërë një analizë të tregut të pasurive të paluajtshme në kryeqytet në krahasimin me qytetet e tjera të rajonit dhe Evropës.
Sipas tij, Tirana po konsolidohet për investimet në këtë sektor ndërsa theksoi se, krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe Evropës, Tirana ka një balancë të shkëlqyer mes çmimeve dhe cilësisë.
Ai gjithashtu u shpreh optimist për të ardhmen e këtij tregu dhe pritet që, për shkak të zhvillimeve që po ndodhin.
