PUSHUES TË HUAJ DHE NË DIMËR! INSTAT: Në dy muaj në Shqipëri erdhën mbi 1 milionë

Në dy muajt e parë të këtij viti Shqipëria është vizituar nga 1 milionë të huaj. INSTAT raporton se qëllimi ka qenë për pushime dhe vizita tek të afërmit. Rezulton se edhe shqiptarët kanë bërë më shumë dalje në kufi

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në shqipëri k shënuar sërish një rritje me 7 për qind në shkurt, me 516 mijë në total dhe me 1 milion për dy muajt e parë të këtij viti.  Në 97 për qind të rasteve në kufi është deklaruar se qëllimi është vizita tek të afërmit dhe për pushime.

Megjithatë rënie ka numri i shkaqeve shëndetësore me gati për gjysmimin e tyre. INSTAT veçon se ka dhe një rritje të biznesmenëve që kanë hyrë në Shqipëri nga 13 mijë që ishin vitin e shkuar në rreth 17 mijë në këtë shkurt.

Në të dhënat zyrtare thuhet se numrin më të lartë e kanë shtetas nga bashkimi evropian  edhe pse shtesa vihet re thuajse nga çdo shtet.

Nga ana tjetër edhe vetë shqiptarët kanë shtuar lëvizjet duke pasur një rritje me 7 për qind të atyre që kanë kaluar kufirin.

Ekspertët shtojnë se pritet që prej muajit maj fluksi i hyrjeve në vendin tonë për pushime dhe jo vetëm të jetë në rritje duke kulmuar në korrik dhe në gusht ku më shumë preferohet bregdeti.

Për këtë vit tashmë janë marrë vendime për të pasur më shumë hapësira publike në bregdet duke kufizuar shezllonget e hoteleve apo që menaxhohen nga privatët.

Prej qeverisë është deklaruar se synohet që numri i pushuesve të shkojë mbi 12 milionë.