Ballgjini: Transporti publik në Tiranë, shkaku kryesor i trafikut në qytet

Eksperti i pasurive të paluajtshme Dritan Ballgjini, i ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares së Ora News  Sonila Musai u shpreh se nëse transporti publik në Tiranë do të ishte në nivelin e qyteteve të tjera të mëdha, ku infrastruktura dhe shërbimi janë të zhvilluara, shumë qytetarë nuk do ta kishin nevojën të përdornin makinën personale.

Ai theksoi se zgjidhja për të reduktuar trafikun është investimi në një sistem transporti publik më efikas, që mund të ofrojë shërbime të shpejta për qytetarët.