1 mld euro nga emigrantët/ Dërgesat e parave në vitin 2024 kaluan rekordin e vitit 2008
Në vitin 2024, emigrantët sollën në Shqipëri rreth 1 miliard euro, shifra më e lartë që prej 2008-ës, duke reflektuar një mbështetje të fortë të diasporës për ekonominë e vendit.
Remitancat kanë ndjekur një tendencë në rritje ndër vite, kryesisht nga Greqia, Italia dhe SHBA, duke arritur nivele rekord pas rënies së lehtë gjatë pandemisë në 2020.
Rreth 1 miliard euro sollën emigrantët në Shqipëri në vitin 2024, shifër kjo më e larta e regjistruar që prej vitit 2008.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, tregojnë se dërgesat 115 milionë euro më shumë se viti 2023, reflektuar mbështetjen që diaspora i jep ekonomisë së vendit.
Vetëm në periudhën tetor-nentor-dhjetor të vitit 2024 emigrantët sollën 273 milion euro, 21 milionë euro më shumë se po e njëjta periudhë e një viti më parë.
Por si kanë qënë remitancat ndër vite?
Të dhënat tregojnë një tendencë në rritje, duke u shtuar nga 598 milionë euro në 2015, në 929 milionë euro në vitin 2023.
Megjithatë në vitin 2020 vërehet një renie e lehtë me 673 milionë euro kjo e lidhur edhe me periudhën e pandemisë.
Pas saj duket sikur remitancat janë rikuperuar shpejt duke arritur nivele rekord në 3 vitet e fundit
Pjesa më e madhe e dërgesave vijnë nga Greqia, Italia dhe Shtet e Bashkuara të Amerikës.
