Islami: Shqiptarët duhet të kursejnë 25-30 vite për të blerë një shtëpi

Ekspertja e ekonomisë, Burbuqe Islami, e ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares së Ora News Sonila Musai, ka bërë një analizë të situatës ekonomike në Shqipëri dhe mundësinë e shqiptarëve për të blerë një shtëpi.

Ajo ka diskutuar vështirësitë që përballen qytetarët në lidhje me çmimet e larta të pasurive të paluajtshme dhe kohën e nevojshme për të kursyer për një investim të tillë.

Islami theksoi se, me të ardhurat mesatare që kanë shqiptarët, blerja e një shtëpie është e vështirë.

Sipas saj, shumë individë, duhet të kursejnë për 25 deri 30 vite për të mundur të shlyejnë koston e një shtëpie.