Shpallet lista e Maqedonisë së Veriut për ndeshjet me Lihtenshtajnin dhe Uellsin, thirren gjashtë shqiptarë
Trajneri i i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Futboll, Bllagoja Milevski, ka bërë publike listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e para të ciklit të ri eliminator për Kampionatin Botëror 2026 kundër Lihteshtajnit dhe Uellsit.
Për këto dy përballje kanë marrë ftesë 27 futbollist, ndërsa pas një kohe mungesë është rikthyer shkupjani Agon Elezi, ndërsa emër i ri i përfaqësueses është Luka Stankovski.
Në mesin e të ftuarve bëjnë pjesë edhe pesë futbollistë të tjerë shqiptarë, të cilët prej kohësh luajnë rregullisht në radhët e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut: Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Isnik Alimi dhe Lirim Qamili.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ciklin e ri e fillon në udhëtim ndaj Lihtenshtajnit me 22 mars, teksa tri ditë më vonë në Shkup pret Uellsin.
