Kthehet pas tre muajsh mungesë ‘ylli’ i Manchester United
Më në fund, lajme të mira për Ruben Amorim. Pothuajse tre muaj pasi u dëmtua, Mason Mount është rikthyer në stërvitje me ekipin e Manchester United, por trajneri portugez thotë se ‘është ende shumë herët’ për ta pasur si opsion për ndeshjen kundër Real Sociedad, në takimin e kthimit të 1/16-ve të UEFA Europa League.
Mesfushori ndërkombëtar anglez u aktivizua nga Amorim në shtatë ndeshjet e para me "djajtë e kuq", në tri prej tyre si titullar, derisa u dëmtua në dhjetor, në derbin kundër Manchester City-t.
Gjithashtu, ish-lojtari i Sportingut, Manuel Ugarte, i cili humbi ndeshjet kundër Fulhamit dhe Real Sociedadit, është rikthyer të stërvitet me grupin dhe mund të jetë i disponueshëm për sfidën kundër skuadrës baske.
Rikthimi i uruguaianit është një lajm i mirë për trajnerin portugez, i cili, në anën tjetër, nuk do të mund të llogarisë në mbrojtësin Leny Yoro, i cili u zëvendësua në pushimin e ndeshjes kundër Arsenalit gjatë fundjavës dhe, sipas Amorim, do të mungojë të paktën në dy ndeshje.
Harry Maguire është gjithashtu një mungesë e konfirmuar për sfidën e Europa League.
