EMRI/ Pas dorëheqjes së Agron Malajt, zgjidhet kryetari i komanduar i bashkisë së Matit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2025, 11:56
Myslym Zeneli do të drejtojë bashkinë e Matit pas dorëheqjes së Agron Malajt, i cili pritet të jetë në listat e kandidatëve për deputet.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, të zhvilluar gjatë ditës së sotme, ku edhe u miratua unanimisht dorëheqja e Malajt.
19 nga 21 anëtarët e këshillit bashkiak ishin të pranishëm në këtë mbledhje jashtë radhe e thirrur me vetëm dy pika në rendin e ditës.
Pas miratimit të dorëheqjes së Malajt këshilli votoi për dy zv/kryetarët e Bashkisë ku me 17 vota u zgjodh Myslym Zeneli kundrejt 1 vote për Flutura Biba dhe një votë e pavlefshme.

