VIDEO/ Ajola Xoxa në GJKKO, kërkon lekët! Bashkëshortja e Veliajt ka ankimuar vendimin për bllokimin e llogarive bankare
Ajola Xoxa është paraqitur mëngjesin e sotëm në GJKKO, në seancën e shtyrë dy ditë më parë lidhur me kërkesën e saj për çlirimin e lekëve të saj.
Dhe ka zgjatur pak minuta seanca, pasi ajo është shtyrë sërish për ditën e nesërme në orën 09:00.
Shkak për shtyrjen është bërë legjetimimi i një avokati tjetër dhe për këtë arsye ai ka kërkuar të njihet me aktet e prokurorit.
Kujtojmë se bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj ka ankimuar vendimin për bllokimin e llogarive bankare.
Kujtojmë se Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal.
Po ashtu, kujtojmë se mesditën e sotme pritet edhe një vendim në lidhje me ankimimin e bashkëshortit të saj, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj mbi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

