A do jetë vendimtare Diaspora në 11 maj? Gjoni: Regjistrimi surprizë, 18 % e shqiptarëve do të votojnë
Teksa sot përfundon afati për partitë politike që janë regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dilema mbetet tek roli i pjesëmarrjes në votime të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit.
Por a do të jetë diaspora faktor përcaktues në fituesin e garës së 11 majit?
Kësaj pyetjeje iu përgjigj aktivistja shqiptare në Gjermani Eva Gjoni, e cila në një lidhje direkte nga Berlini theksoi se i gjithë procesi i regjistrimit ka shkuar shumë mirë.
“Ka qenë një numër konstant gjatë gjithë ditëve. Nuk ka pasur më pak se 3 mijë shtetas që janë paraqitur për regjistrim.
Ishte një proces shumë transparent nga KQZ-ja ku ti mund ta shikojë direkt se çfarë ndodhte.
Sido që të jetë është shumë surprizues numri i shqiptarëve të regjistruar. Kemi një numër prej 18 % të diasporës që kërkojnë të votojnë më 11 maj”, u shpreh Eva Gjoni.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME AKTIVISTEN EVA GJONI

