Gjokutaj: Erion Veliaj nuk e ka idenë ku ndodhet! Intimidimi, taktikë ...

Avokati Genc Gjokutaj nuk e ka kursyer ironinë ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj ndaj provave të reja që dyshohet të kenë dalë, pas përgjimeve në paraburgimin e Durrësit dhe që janë bërë shkak që seanca ndaj tij të martën në GJKKO, të shtyhet për këtë të mërkurë.

I ftuar në Syri Tv, përmes një lidhje me skype, Gjokutaj tha se Rama në cilësonë e ‘vëllait të madh’, kurrësesi nuk do ta nominonte Erion Veliaj për të dalë nga paraburgimi.

Sipas Gjokutajt, Veliaj ende nuk e ka kuptuar se ku ndodhet, ndërsa shtoi se lehtësirat e krijuara për kryebashkiakun, janë jashtë çdo norme ligjore, rregulli dhe praktike gjyqësore.

Për Gjokutajn, seanca e kësaj të mërkure për Veliajn, ëhstë testi i lirisë për të dhe nga ana tjetër është pushtetit i Ramës, teksa ky i fundit e ka të pamundur të ‘bashkëjetojë’ politikisht me kryebashkiakun.

Genc Gjokutaj: "Imagjinojeni Erion Veliajn si një banor i shtëpisë së ‘Big Brother’, dhe Ramën si ‘vëllain e madh’. Kjo është historia. E sigurtë që nuk nominohet, s’e nxjerr rnjeri nga shtëpia. Rruga e tij intimidimi është, intimidimin e ka pasur në ADN e tij, imagjinoni që edhe intervistat si kryebashkiak i bëntë vetë, Pa gazetarë e njërëz, i jepte vetë ai.

Nuk e di se sa e ka kuptuar se ku ndodhet, megjithatë verbi i përdorur nga një burg në të cilën ndodhet është i paprecedentë. S’mund të bëhet mbi bazën e dëshirës së tij, por me mbështetjen e institucioneve si Mininstria e Drejtësisë dhe Rama. Pasi e sistemoi atje, i krijon të gjitha lehtësirat që të bëjë atë që ai mendon se po bën.

Në lidhje me seancën, arrestimi dhe qëndrimi në paraburgim ka thyer çdo lloj praktike, rregulli, ligji, urdhri, në lidhje me sistemin penitenciar dhe kushtet për një të paraburgosur.

Nuk ka ndodhur dndonjëherë që nga burgu, vetëm mbledhje bashkie s’ka bërë. Kjo është një përgjegjësi jo e tij, kjo s’është normale, kur intimidon nga paraburgimi, imagjinoni se çfarë bën kur je në liri nesër për intimidimin e dëshmitarëve dhe provave. Në një farë mënyrë ka vrarë veten me këtë taktikë, duke argumentuar të kundërtën e asaj se mund të lirohej.

Ajo që më tërheq vëmendjen, sot është testi i lirisë së Veliajt dhe pushtetit të Ramës. Këta të dy s’mund të bashkëjetojnë më, është një reaksion zinxhir. Karrigia e kryetarit të bashkisë është vetëm një poltron, s’ka dy.

Në raste gjykime të tilla, na është dhënë 2 orë maksimumi për t’u njohur me aktet e reja, këto provat e reja s’janë të gjitha aktet, është për të bindur gjykatën për masën e sigurisë ‘arrest në burg’, por ka rrethana të tjera që e përforcojnë idenë se masa e vendosur ndaj tij, është e përshtatshme për të".