''Qeverisja më e mirë ka qenë në 2005-2009'', Topalli: Koalicioni 'Shqipëria Madhështore' është projekti më serioz
Ish-nënkryetare e PD dhe tanimë drejtuese e Diasporës në PD, Jozefina Topalli e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në tre dekada qeverisja më e mirë e Shqipërisë ka qenë ajo e periudhës 2005-2009 dhe se koalicioni ‘’Shqipëria Madhështore’’ është projekti më serioz për Shqipërinë.
Topalli: As në imagjinatën më të shfrenuar nuk mund të kisha imagjinuar se korrupsioni dhe mos ngopja apo kultura për të konsideruar vendin si një pronë të veten personale për tu shfrytëzuar dhe për tu pasuruar pas asnjë limit është gjëja më e pabesueshme.
Unë e kam thënë që lufta kundër korrupsionit është një sfidë e përhershme, historike që varet nga vullneti politik.
Sigurisht që ka pasur korrupsion në çdo periudhë por kur shoh se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj periudhe mendoj se edhe në ato rastet që mund të ketë ndodhur korrupsion në nivele të ndryshme të administratës shtetërore në periudha të mëparshme, ato paskan qenë në krahasim me këto gati njerëz të purifikum.
Është e paimagjinueshme dhe nuk ka asnjë krahasim me atë që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe.
Shohim më shumë se qeveria është brenda në paraburgim apo deputetë më shumë janë brenda sesa jashtë.
Gjatë kësaj periudhe në i shohim që të gjithë janë të pasigurtë.
Nuk i besojnë as njëri tjetrit në PS. Vendin tonë e kanë vendosur në pozicion më të lartë për korrupsion në shkallë të Europës.
Unë nuk di në ndonjë vend tjetër të Europës që të kenë të njëjtin person 27 vite rresht pa u ndarë në krye të Ekzekutivit qoftë në bashki qoftë si kryeministër. Ia ka kalu edhe Mehmet Shehut.
Edhe ata e kanë kuptu që Enough is enough. Është momenti për nje rrotacion. Nuk e di. Unë I dëgjoj në media.
Dëgjoj se njëherë jam në Elbasan, njëherë jam në Shkodër e njëherë në Tiranë. Nuk e di, nuk janë mbyllur listat. Unë jam shumë mirënjohëse nëse do jem në listë për të qenë deputete.
E ndjej që është diçka që di ta bëj. Më vjen mirë që nuk jam pjesë e procesit të vendimarrjes.
Përpilimi i listës është një process që nuk është i lehtë. Sepse ajo listë nuk është thjesht në rënditje emrash.
Ajo duhet të ketë njerëz me integritet.
Përsa i takon koalicioneve ne jemi në një sistem tjetër. Nuk jemi më në atë maxhoritarin që kemi qenë më përpara.
Është ndryshu sistemi, jemi në proporcional, rajonal dhe nëse ti nuk merr një vendim për të mos lënë asnjë për të humbur, asnjë votë sado e vogël sado e parëndësishme që të duket ajo forcë politike, ti mund të dëmtosh veten.
Unë mendoj se ka qenë shumë racionale vendimi për të përfshirë të gjitha emrat e çdo partie që janë kundra pushtetit në mënyrë që të mos lejmë asnjë votë.
Në tre dekada këdo që të pyesësh cila është qeverisja më e mirë të gjithë do të thonë që qeverisja më e mirë ka qenë në 2005-2009 dhe ky është një fakt dhe jo një opinion.
Është zgjedhur emri koalicioni për ‘Shqipërinë Madhështore’, duket si ide romantike por ai është në fakt një projekt politik.
Është projekti më serioz që ka të bëjë me atë që do bëhet në vitet e ardhshme nese do marrim mazhorancën.
