VIDEO/ Pranvera vjen pa lule për Veliajn, kryebashkiakun e arrestuar nuk e pret askush në Tiranë

Erion Veliaj është sjellë më furgonin e Policisë së Burgjeve nga Durrësi në Tiranë për seancën që do të mbahet në Apelin e GJKKO për masën e arrestit me burg.

Por ajo që ra në sy me mbërritjen e tij në derën e gjykatës ishte se nuk po e priste banda e tij e punonjësve të bashkisë dhe Policisë Bashkiake, të cilët u mblodhën ditën që u arrestua dhe vunë në rrezik jetën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, pasi edhe Policia e Shtetit u solidarizua me "stafin" e Veliajt duke mos marrë në mbrojtje organin e akuzës.

Veliajn e kanë pritur në oborrin e gjykatës vetëm disa policë, të cilët siç duket kishin dalë kot aty.

PAMJET NGA TIRANA SOT