''Në Kosovë e kanë cilësuar tradhti Kombëtare'', Pulaj: Ja cili lojtar mund të thirret tek Kombëtarja shqiptare
Gazetari, Klaudio Pulaj i ftuar në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se është një lojtar nga Kosova që po bën bujë i cili mund të thirret në Kombëtaren e Shqipërisë, i cili është Etnik Brruti.
Pulaj: Ka debate për disa emra që mund të thirren në Kombëtare.
Është një emër që në Kosovë po bën shumë bujë.
Një djalosh me emrin Etnik Brruti.
Mediat në Kosovë dhe sidomos trajneri i Kosovës U-21 e ka cilësuar si tradhëti kombëtare lëvizjen e tij nga Kosova për të ardhur tek Shqipëria.
Që në fakt duhet të themi se ai thjesht po vjen për të përfaqësuar Kombin dhe nuk ka lidhje me tradhëtinë.
Ka pasur shumë reagime.
Vetë babai i futbollistit ka thënë që kjo nuk është tradhëti sepse ai po përfaqëson Kombin.
Por që një nga emrat që po bën realisht bujë është ky, Etnik Brruti.
