''Ishalla Manaj po na bëhet për Kombëtaren'', Dani: Kampionati shqiptar ka elemente shumë të mira
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2025, 21:59
Specialistja e marketingut, Bioris Dani i ftuar në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se lista e Kombëtares nuk do ndryshojë dhe se kampionati shqiptar ka shumë elemente të mira.
Dani: Nuk mendoj se lista do të ndryshojë.
Ndoshta 1-2 prej dëmtimeve.
Nuk e dimë akoma se çfarë do të ndodhë me Brojën.
Ishalla Manaj po na bëhet për Kombëtaren, të paktën mendim personal pasi është ndër të preferuarit e mi.
E kam parë Sylvinhon shpesh në ndeshjet e Superligës.
Shpresoj që të marri nga Superliga.
Mendoj se ne kemi elemente shumë të mira, jo vetëm nga Tirana ime por edhe nga të gjitha ekipet.
