''Me pak më shumë guxim, mund të kishim marrë më shumë në Europian'', Dabulla: Periudha e Sylvinhos, e ndarë në 2 pjesë
Ish-futbollisti i Tiranës, Rezart Dabulla i ftuar në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se Shqipëria me një guxim pak më shumë mund të kishte marrë më shumë në Europian.
Dabulla: Edhe në Europian çedoi.
Emrat e kundërshtarëve që kishim përballë ishin në nivel vështirësie shumë të lartë.
Por performanca e tyre gjatë atye ndeshjeve e kundërshtarëve nuk ishte ajo që ne prisnim.
Të paktën Kroacia dhe Italia përformanca e tyre kundra nesh ishte nga më të dobëtat e historisë së tyre.
Nëse ne ëndërronim të merrnim më shumë vetëm aty mund ta bënim vetëm në atë moment.
Dhe ne nuk ditëm dhe nuk guxuam. Me një guxim pak më shumë mund të kishim marrë shumë më tepër se çfarë morëm.
Unë këtë periudhën e Sylvinhos e kam ndarë në 2 Sylvinho.
Ka qenë Sylvinho i parë që kur erdhi si trajner deri në kualifikim ka qenë një Sylvinho. Dhe Sylvinho 2 fillon nga Europiani e deri në Ligën e Kombeve.
Dhe janë dy Sylvinho që nuk kanë lidhje me njëri tjetrin.
