Superiorja/ Java e 29-të të hënën dhe të martën, spikat klasikja Tirana - Vllaznia!

Java e 29-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të hënën dhe të martën. Kjo javë sjell përballje interesante, duke nisur me dy takimet e para të hënën, në orën 17:00.

Dinamo City do të përballet me Bylisin në “Elbasan Arena”, ndërsa Skënderbeu pret Partizanin në Korçë.

Tre takimet e tjera do të zhvillohen të martën. Në orën 13:30, Laçi do të sfidojë kryesuesit e Egnatias, ndërsa në orën 16:30 luhen dy duelet e fundit të javës.

Teuta pret AF Elbasanin në “Niko Dovana”, ndërsa ndeshja tjetër është klasikja e futbollit shqiptar, Tirana – Vllaznia, e cila do të luhet në “Elbasan Arena”.

Kalendari I javës së 29-të të ‘Abissnet Superiores’:

E hënë, 10 mars

Dinamo City - Bylis (17:00)

Skënderbeu - Partizani (17:00)

E martë, 11 mars

Laçi - Egnatia (13:30)

Teuta AF - Elbasani (16:30)

Tirana - Vllaznia (16:30)