FOTO/ Ronaldo uron femrat “e pabesueshme” në jetën e tij: Më frymëzojnë çdo ditë...

Cristiano Ronaldo ka dashur të nderojë Ditën Ndërkombëtare të Gruas me një postim në rrjetet sociale. 

“Grave të pabesueshme në jetën time - Gio, vajzave të mia, nënës dhe motrave të mia - faleminderit për forcën dhe dashurinë. Ju më frymëzon çdo ditë. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas!”, shkruan kapiteni i Portugalisë dhe Al Nassr në mesazhin e tij. 

Madje portugezi ka veshur një fanelë të Real Madridit në foton që ka postuar me motrat e tij. Shikoni fotot që ka postuar.