VIDEO/ Daku shënon 2 gola por humb kontrollin pas kartonit të kuq, hedh kamerën në tokë

Mirlind Daku ishte protagonist absolut për Rubin Kazan sot.

Lojtari i Kombëtares shqiptare shënoi dy gola në pjesën e parë kundër Spartakut të Moskës.

Nuk ishte e thënë që kjo mbrëmje të mbyllej në mënyrën më të mirë.

Kjo pasi në minutën e 74-t, një episod me rivalin prishi çdo gjë.

Daku pa gjyqtarin të nxirrte kartonin e dytë të verdhë për të dhe rrjedhimisht të kuqin.

Kaq mjaftoi dhe lojtari shqiptar humbi kontrollin në Rusi.

Për ta qetësuar Dakun u përfshinë shumë shokë nga skuadra dhe pjesëtarë nga stafi.

VIDEO:

https://streamin.one/v/3504cf62