Atletiko Madrid surprizohet në La Liga, Getafe e përmbys me dy gola në fund
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2025, 17:05
Atletiko Madrid është surprizuar nga Getafe në transfertë.
Skuadra e Simeones u mposht me rezultatin 1-2 në La Liga.
Një humbje që dhemb shumë, pasi Atletiko po fitonte deri në minutën e 89-të.
Duhet thënë se dalja e Korreas me karton të kuq në minutën e 88-të ndikoi, pasi prej atëherë erdhi përmbysja e madhe.
Ishte dopieta e Arambarit që solli fitoren për vendasit.
I gjithë spektakli ishte në pjesën e dytë.
Atletiko humbi kështu mundësinë për të qenë në krye të kampionatit spanjoll.
Barça ka 1 pikë më tepër dhe ndeshjen e prapambetur me Osasunën për të luajtur.