Chelseat i mjafton supergoli i Cucurellas për të nxjerrë Cityn ‘jashtë Championsit’, Tottenham barazon me Bournemouth
Chelsea ka fituar 1-0 ndaj Leicesterit në “Stamford Bridge”, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të në Premier League.
Në minutën e 19-të, Jadon Sancho pengohet brenda zonës, penallti për “Blutë”, por Cole Palmer gabon nga 11-metrat.
Pjesa e parë u mbyll 0-0.
Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 60-të, ku Cucurella dërgon topin në rrjetë pas një goditjeje shumë të fortë nga distanca.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Me këtë fitore, Chelsea shkon në vendin e katërt me 49 pikë, 2 më shumë se City i Guardiolës që renditet tani në vendin e pestë.
Ndërsa në ndeshjen tjetër, Tottenham barazoi 2-2 në fushën e vetë ndaj Bournemouth.
Miqtë shënuan fillimisht me Tavernier në minutën e 42-të, ndërsa dyfishuan shifrat me Evanilson në minutën e 65-të.
Vendasit ngushtojnë shifrat në minutën e 65-të, pas një supergoli të Pape Matar Sarr.
“Gjelat” barazuan shifrat në minutën e 83-të, ku Son Heung-Min u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
