Nga “ferri në parajsë”, Milani fiton me përmbysje ndaj Leçes
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 8 Mars 2025, 20:17
Milan mund me përmbysje 2-3 Leccen, në ndeshjen e Serie A. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen “zjarr”, teksa Gimenez realizoi gol që në minutën e parë. Festa zgjati pak, pasi goli u anulua për offside.
Në minutën e shtatë, vendasit shpërblehen pas një zbritje të shpejtë. Një e djathtë e fortë e Krstovic nuk u ndal dot nga portieri Sportiello.
Djemtë e Coinceicaos provuan të reagojnë dhe barazuan me Gabbian, por sërish goli në pozicion të parregullt.
Milan pëson golin e dytë nga Krstovic, në të 59-tën. Ekipi nga Milano, ia doli që të përmbysë ndeshjen.
Një autogol i Gallos ndezi shpresën, ndërsa heroi do ishte Pulisic, me dopietën e tij.

