Igli Tare në "pole position" për drejtor të Milanit, ja 5 goditjet e tij më të mira në këtë pozicion te Lazio

Igli Tare është favorit për t’u bërë drejtori i ri sportiv i Milanit. Edhe gjatë ditës së djeshme kemi raportuar për një Milan që ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për këtë rol, por nëse zgjedhja do të bëhet nga Zlatan Ibrahimovic, duket i prirur të fokusohet te ish-drejtuesi i merkatos së Lazios.

Tare shërbeu si drejtor sportiv i Lazios për 15 vite, duke ndarë me Claudio Lotiton procesin e ringritjes së klubit. Gjatë menaxhimit të tij, skuadra bardhekaltër fitoi tri herë Kupën e Italisë dhe tri herë Superkupën Italiane. Ai e realizoi këtë në një kontekst ku strategjia ishte e qartë. “Objektivi, – ka thënë Tare në një intervistë të fundit, – ishte të blinim lojtarë me çmime të ulëta dhe më pas t’i shisnim me fitim”.

Megjithatë, shpeshherë, ky proces rezultoi më i ndërlikuar sesa pritej, pasi Lotito përpiqej të mbante lojtarët më të mirë, edhe kur logjika e merkatos sugjeronte ndryshe. Në raste të caktuara, Lazio refuzoi oferta që shkonin deri në nëntë shifra për Sergej Milinković-Savić.

Gjithsesi, pavarësisht se klubi refuzoi oferta të mëdha për lojtarë si Milinković-Savić, Immobile dhe Luis Alberto, drejtori sportiv shqiptar arriti të realizonte disa lëvizje të rëndësishme në treg. Më poshtë janë pesë “plusvalencat” më të mëdha të tij si drejtor sportiv i Lazios.

1) Sergej Milinković-Savić

I rrëmbyer nga Fiorentina në verën e vitit 2015, ai u ble nga Genk për 10 milionë euro dhe u shit 8 vite më vonë për 40 milionë euro te Al-Hilal. Me Lazion zhvilloi afro 350 ndeshje zyrtare dhe gjatë viteve u refuzuan oferta shumë më të larta për të. Kujtoni ofertën e famshme prej 110 milionë eurosh të pretenduar nga Lotito.

2) Felipe Anderson (periudha e parë)

Tare e zbuloi në Brazil dhe e bleu nga Santos për 7.5 milionë euro. Pas 5 sezonesh, me disa paraqitje spektakolare, ai u shit te West Ham për 38 milionë euro. Tri vite më vonë, klubi anglez e riktheu te Lazio për një shumë mjaft më të ulët.

3) Marrëveshja e madhe Keita Baldé-Pedro Neto-Bruno Jordão

Keita Baldé u ble në verën e vitit 2011 për vetëm 300 mijë euro dhe u shit 6 vite më vonë te Monaco për 30 milionë euro. Në këtë operacion, Lazio mori Pedro Neto dhe Bruno Jordão për 26 milionë euro, të cilët më pas u shitën te Wolverhampton për rreth 20 milionë euro, 2 vite më vonë.

Lazio e bleu nga Sevilla në gusht 2018 për rreth 16 milionë euro dhe për 3 vite përfitoi nga talenti i tij. Në vitin 2021, Correa u shit tek Interi për më shumë se 30 milionë euro, por te zikaltrit nuk arriti kurrë të shfaqej si lojtari që shkëlqeu në kryeqytet.

Lazio e bleu nga Udinese për më pak se 10 milionë euro dhe e shiti tek Interi në vitin 2016 për mbi 20 milionë euro. Ashtu si Correa, edhe Candreva pati periudhën më të mirë të karrierës së tij si lojtar i Lazios./Noa.al