VIDEO/ Befasi në Bundesligë: Leverkusen, Bayern dhe Dortmund, munden në shtëpi...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2025, 18:10
Tronditet Bundesliga… Pasojat e Champions League ndjehen në kampionatin gjerman, ku nuk mungojnë befasitë.
Surprizë e trefishtë në ditën e njëzet e pestë të Bundesligës: tri skuadrat e mëdha të kampionatit gjerman u mundën edhe në shtëpitë e tyre.
Lideri i Bundesligës, Bayern Munich, me dhjetë lojtarë nga minuta e 43-të, humbi 3-2 përballë Bochum.
Bayer Leverkusen nuk përfitoi, por u mund 2-0 në Bay Arena nga Werder, i cili festoi falë Schmid (7') dhe Njinmah (94').
Nga ana tjetër, Borussia Dortmundi u kalua 1-0 nga Augsburg, i cili shënoi një gol të bujshëm në Westfalenstadion me Gouweleeuw (23'). Më tej nuk pati ndryshime.
