PSG nuk njeh rivalë në Ligue 1, argëtohet në “Roazhon Park” ndaj Rennes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2025, 19:59
PSG nuk njeh rival në Ligue 1. Kampionët e Francës triumfuan 1-4 ndaj Rennes, në Roazhon Park. Goli i Barcolas, pas një asisti të Doue, i dhuroi avantazhin parisienëve.
Me fillimin e pjesës së dytë, Ramos dyfishoi shifrat. Brassier ngushtoi llogaritë, duke futur në lojë skuadrën e tij.
Gjithsesi, të besuarit e Luis Enriques menaxhuan mirë rezultatin, madje shënuan edhe dy gola në fund me Dembele.
PSG kryeson i qetë kampionatin francez me 65 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Marseille, në shtëpi.

