LISTA E BRAZILIT/ Neymar rikthehet pas 17 muajsh në kombëtare: Sa i lumtur jam, gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur

Trajneri i Brazilit, Dorival Júnior, ka shpallur listën e të grumbulluarve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Kolumbisë (20 mars) dhe Argjentinës (25 mars). Në mesin e lojtarëve të thirrur bie në sy rikthimi i Neymar Jr, i cili mungonte në kombëtaren Seleção që nga tetori i vitit 2023, pas një dëmtimi të rëndë në gju dhe periudhe të gjatë rikuperimi.

Në rrjetet sociale, ylli brazilian 33-vjeçar reagoi me gëzim ndaj grumbullimit në kombëtare: "Është një ndjenjë kënaqësie e madhe. Jam shumë i lumtur që po rikthehem në kombëtare, veçanërisht si lojtar i Santos. Mendoj se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Është fantastike".

Ndërkohë, në Instagram, postoi një “story” ku shkruante: "I lumtur që jam kthyer", shoqëruar me zemra (emoji) në ngjyrat e flamurit brazilian. Lojtarët e Brazilit do të grumbullohen më 17 mars në Brasília, ku do të zhvillohet ndeshja ndaj Kolumbisë për xhiron e 13-të të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Ja lista e lojtarëve brazilianë të thirrur për dy kualifikueset e radhës:

Portierë: Alisson (Liverpool), Bento (Al-Nassr), Ederson (Manchester City).

Mbrojtës: Danilo (Flamengo), Gabriel Magalhães (Arsenal), Guilherme Arana (Atlético-MG), Léo Ortiz (Flamengo), Marquinhos (PSG), Murillo (Nottingham Forest), Vanderson (Monaco), Wesley (Flamengo).

Mesfushorë: André (Wolverhampton), Bruno Guimarães (Newcastle), Gerson (Flamengo), Joelinton (Newcastle), Matheus Cunha (Wolverhampton), Neymar (Santos).

Sulmues: Estêvão (Palmeiras), João Pedro (Brighton), Raphinha (Barcelona), Rodrygo (Real Madrid), Savinho (Manchester City),  Vinicius Jr (Real Madrid).

LISTA E BRAZILIT/ Neymar rikthehet pas 17 muajsh në kombëtare: Sa i