JOKIÇ BËN HISTORINË NË NBA! Basketbollisti serb i pari lojtar me 31 pikë, 22 asist dhe 21 topa në tabelë
Basketbollisti serb Nikola Jokić shkroi emrin në historinë e basketbollit amerikan, pasi u bë i pari lojtar që shënoi 33 pikë, dha 22 asist dhe kapi 21 topa në tabelë
Nikola Jokiç u bë lojtari i parë në historinë e NBA-së që regjistron një triple-double me të paktën 30 pikë, 20 kërcime dhe 20 asistime në një ndeshje të vetme
Rekordi u vendos, ndërsa Denver Nuggets mundën Phoenix Suns 149-141 pas kohës shtesë.
Basketbollisti 30 vjecar serb shënoi 31 pikë, kapi 21 kërcime dhe dha 22 asistime në këtë takim.
Jokić u shpall lojtari më i vlefshëm i ligës sezonin e kaluar, duke e fituar këtë çmim për herë të tretë në karrierë.
Phoenix ishte në disavantazh prej 21 pikësh në periudhën e tretë të sfidës përpara një rikthimi të jashtëzakonshëm me Kevin Durant – i cili falë edhe një trepikëshi në sekondën e fundit e çoi ndeshjen në kohë shtesë
Denver mori kontrollin më pas për të siguruar fitoren e dytë radhazi.
Me një bilanc prej 41 fitoreve dhe 22 humbjeve, ata ndodhen në vendin e tretë në Konferencën Perëndimore.
Kundërshtarët e tyre të radhës të dielën janë kryesuesit e Konferencës Perëndimore, Oklahoma City Thunder, të cilët mundën Portland Trail Blazers 107-89.
Në Konferencën Lindore, liderët Cleveland Cavaliers - që tashmë kanë siguruar një vend në play-off - fituan ndaj Charlotte Hornets 118-117, duke regjistruar fitoren e 13-të radhazi.

