Qindra mijëra euro detyrim, FIFA i jep fitoren futbollistit shqiptar kundër klubit turk
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2025, 23:14
Adana Demirspor i detyrohet plot 450 mijë euro Arbër Zenelit. Ky i fundit ka fituar gjyqin në FIFA për mungesën e pagave.
Zeneli qëndroi si futbollist i Adana Demirspor deri në vitin 2023, një eksperiencë që zgjati vetëm katër muaj.
Më pas, futbollisti shqiptar vendosi të ndërpresë kontratën për shkak të mungesës së pagës. Zeneli e fitoi gjyqin, teksa kujtojmë se prej marsit të vitit të kaluar është pjesë e Elfsborg në Suedi.

