Ndërron jetë kongresmeni demokrat Sylvester Turner disa orë pas fjalimit të presidentit Trump
Kongresmeni demokrat dhe ish-kryebashkiaku i Hjustonit, Sylvester Turner, ka ndërruar jete dje, 4 mars në moshën 70-vjeçare,. Turner u nda nga jeta pak orë pasi mori pjesë në seancën plenare të Kongresit për të parë fjalimin e presidentit amerikan Donald Trump. Turner përfaqësoi distriktin e 18-të të Kongresit të Teksasit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA si dhe për të plotësuar mandatin do të zhvillohen zgjedhjet në qarkun që ai përfaqësonte.
Sylvester Turner shërbeu si kryebashkiak i Hjustonit nga 2016 deri në 2024 dhe u zgjodh në Kongres vitin e kaluar për të mbushur vendin e Sheila Jackson Lee, e cila vdiq korrikun e kaluar në moshën 74-vjeçare.
Pa specifikuar shkakun e vdekjes, një përfaqësues i kongresmenit të ndjerë tha se Turner ndoqi të gjithë fjalimin gati 100 minuta) të Presidentit Trump në Kongres. Më pas ai shkoi në spital dhe pak më pas u kthye në shtëpinë e tij, ku dha frymën e fundit.
Dhoma e Përfaqësuesve ka dy vende të tjera vakante, të mbajtura më parë nga republikanët Matt Getz dhe Mike ëalz, të dy nga Florida. Zgjedhjet janë planifikuar në zonat e tyre më 1 prill, në të cilat republikanët pritet të mbizotërojnë sërish.
