Amerika është rikthyer/ Mema: Ukraina nën presion diplomatik, tërheqje financiare...

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte Medlir Mema, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, i cili u shpreh se:

"Ajo që e bëri zotin Zelenskyy të ndërroj mendje është pikërisht realiteti tragjik në luftë. Të mos harrojmë që nuk është vetëm çështja e personit politik, diplomatik por është tërheqja e mbështetjes financiare dhe tërheqja e dhënies së inteligjencës ushtarake ndaj forcave të Ukrainës. 

Pra, që nga 2022 deri më sot, një prej arsyeve pse ka pasur aftësinë për të kundërshtuar është sepse ka pasur informacione të brendshme, ineligjencën amerikane me të cilën dhe mund të ushtronte një presion.

Për shkak të reagimit të zotit Trump është pezulluar kjo ndihmë e dhënies së informacioneve të brendshme për arsye ushtarake dhe kjo i ka dhënë një presion të madh zotit Zelenskyy", u shpreh Mema.