Macron njofton mbledhje me krerët e ushtrive evropiane javën e ardhshme në Paris

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftoi sot se ka synim të mbajë një takim me të gjithë oficerët e forcave të armatosura evropiane në Paris javën e ardhshme.

Ky takim sipas Macron , do të ketë në fokus paqen në Ukrainë dhe sigurinë për të gjithë rajonin nga agresioni rus.

Macron theksoi se paqja e vërtetë do të ndodhë vetëm nëse Evropa e garanton këtë.

Ai shtoi se forcat evropiane do të jenë të pranishme në Ukrainë pasi të nënshkruhet paqja.

“Paqja në Ukrainë ndoshta do të vijë përmes vendosjes së forcave evropiane në vend, të cilat nuk do të vendosen për të luftuar në vijën e parë të frontit, por do të jenë atje, përkundrazi, pasi të nënshkruhet paqja, për të garantuar respektin e plotë të saj.

Kërcënimi rus është këtu dhe ne ai na prek”, tha Macron.