Turqi/ Erdogan pret sot në Ankara presidentin e Azerbajxhanit

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan pret sot në Ankara për bisedime,  presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për bashkëpunimin e ngushtë të gazit natyror midis dy vendeve.

Me këtë rast do të bëhet dhe ceremonia e inaugurimit të një tubacioni të ri të gazit natyror, e cila shtrihet në Turqinë lindore dhe në enklavën e Natkhiçavit, e cila ndodhet brenda Azerbajxhanit.

Themelet e këtij tubacionit të ri u hodhën nga të dy presidentët më 25 shtator 2023.

Pritet që Erdogan dhe Aliev të diskutojnë për një projekt zgjerimi për gazin natyror.