Vihet në pranga 22-vjeçari shqiptar në Itali, ja me çfarë u kap në flagrancë

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 22-vjeçar shqiptar. I riu shqiptar është arrestuar pasi u kap në flagrancë teksa shpërndante lëndë narkotike në Milano. Shqiptari u kap në flagrancë, teksa po i shiste dy doza droge një klienti të radhës.

22-vjeçari u shtir sikur nuk dinte italisht, por pas hetimeve zbuloi se ishte me banim në qytet dhe banues në Emilia Romagna. Arrestimi u bë në “Via Micca”, në kuadër të një sërë kontrollesh për parandalimin e aktivitetit të paligjshëm.

Në operacion u aktivizua edhe njësia e qenve të policisë lokale të Monzës. Pasi oficerët e kapën me dy doza kokaine në dorë, pas kontrollit fizik në xhepa iu gjetën edhe 16 doza të tjera droge, si dhe 220 euro cash, të ardhura nga shitja e lëndës narkotike.

I riu dyshohet se është pjesë e një rrjeti të organizuar, i cili e dërgonte porosinë tek klientët në adresat e caktuara që u jepeshin, informon media italiane. I riu përdorte edhe një makinë me qira për të lëvizur nga një zonë në tjetrën dhe për të shpërndarë porositë.

Vihet në pranga 22-vjeçari shqiptar në Itali, ja me