Vjen biseda e parë telefonike e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Mike Walz dhe këshilltarit të Erdogan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2025, 18:21
Akif Çağatay Kılıç, këshilltar i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për çështjet e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, pati një bisedë telefonike me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Mike Walz.
Gjatë komunikimit të tyre, të dy këshilltarët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe Turqi-SHBA, si dhe çështje aktuale, globale dhe rajonale, thanë burimet e presidencës turke.
Ky është komunikimi i parë mes dy zyrtarëve, që kur presidenti amerikan Donald Trump mori detyrën.