Akuzohej nga SPAK se lejoi kultivimin e kanabisit kur ishte shef krimesh, GJKKO pushon çështjen e kryebashkiakut të PS-së

Pushohet dosja ndaj kryetarit të Bashkisë Libohovë, Leonard Hide.  Ndaj tij ishin ngritur akuzat e shpërdorimit të detyrës.

Hide akuzohej nga Prokuroria e Posaçme se gjatë detyrës së tij si shef krimesh në Policinë e Gjirokastrës ka favorizuar grupet kriminale në kultivimin e kanabisit.

Hide do të deklaronte më herët se ai dhe Partia Socialiste nuk ishte në dijeni se po hetohej nga SPAK ndaj edhe kandidoi për të marrë postin e kryebashkiakut të Libohovës.

Parcelat me kanabis për të cilat akuzohet Hide dhe funksionar të tjerë lokal të policisë, u zbuluan gjatë një operacioni të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat dhe Prokurorisë Gjirokastër.

Hide mori mandatin e kryetarit të Bashkisë së Libohovës në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e Partisë Socialiste.