Karabina: Fëmijët po dhu*ohen çdo ditë në shkolla, faji i politikëbërësve

Ish-ministrja e Arsimit, Mirela Karabina, ka reaguar ndaj dhunës mes të rinjve në shkollën "Emin Duraku", duke u shprehur se ky fenomen është një pasojë direkte e kushteve të pamjaftueshme dhe papërgjegjshmërisë në sistemin arsimor shqiptar.

E ftuar në emisionin "Epiqendër" në Ora News, me moderatoren Sonila Musai, Karabina theksoi se shkolla, si institucioni më i besueshëm ku prindi lë fëmijën e tij, po dështon në misionin e saj për të ofruar një mjedis të sigurt dhe edukativ.

Ajo tha  se kjo situatë është një pasojë direkte e politikëbërjes së gabuar dhe mungesës së investimeve në sektorin e arsimit.